75 Mall Live Search
22:15 / E Diele, 31 Korrik 2022 / AR

Tensionet në veri, shtyhet koncerti i Era Istrefit

Për natën e sotme, në rrjetet sociale këngëtarja e njohur kosovare, Era Istrefi, paralajmëroi se do të mbajë një koncert në Mitrovicë.

Por, për shkak të situatës së tensionuar që është krijuar orëve të fundit atje, koncerti i shumëpritur është shtyrë.

Këtë e bëri të ditur asistentja e këngëtares, Adelina Mehija.

Përmes një “Instastory” informoi fansat se koncerti është shtyer për një datë të pa përcaktuar.

Postimi i plotë:

“Koncerti i Era Istrefi-t në Mitrovic, Famous Club shtyhet për një datë të pa përcaktuar momentalisht shkaku i situatës së fundit ne Veri të Mitrovicës!”, ka shkruar Mehija./Indeksonline/