20:39 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / AR

Tensioni i radhës në familjen mbretërore: Veshja e princit Harry ditën e funeralit të gjyshit!

Princ Harry është një nga pjesëtarët e grupit të vogël të mbretërorëve që do të marrin pjesë në funeralin e princit Philip ditën e shtunë dhe që tani, kanë nisur mosmarrëveshjet! Thuhet se diskutimi i radhës brenda pallatit është veshja e tij. 

Duke qenë se Harry hoqi dorë nga titujt mbretëror ka dilema në lidhje me atë çfarë do të veshë gjatë ceremonisë së lamtumirës së gjyshit të tij. Sipas The Sun, princi William, princi Edëard, princeshë Anne dhe princi Andreë pritet të vishen me kosmtumet tipike të regjimentit. Nëse Harry do të vishej ndryshe, do të dukej paksa çuditshëm krah tyre.

Sigurisht që gjëja e fundit që duan mbretërorët tani është një tjetër situatë tensionuese, por ka zëra që thonë se William do të veshë një kostum formal për t’ju përshtatur të vëllait siç ka dhe të tjerë që thonë se Harry do të veshë një kostum bazik ushtarak në nder të viteve që i ka shërbyer mbretërisë. Gjithsesi, vendimin në fund e merr mbretëresha Elizabeth, e cila do t’i caktojë secilit prej pjesëmarrësve në ceremoni veshjen e duhur.

Burime për The Telegraph thonë se vëllezërit (marrëdhënia e të cilëve ka qenë delikate), e dinë mirë që kësaj here nuk janë ata fokusi, por nderimet për gjyshin e ndjerë. Edhe pse s’janë takuar ende me njëri-tjetrin thuhet se William dhe Harry kanë komunikuar që pas ardhjes së tij. 

Ky i fundit pritet të kthehet në California tek familja e tij një ditë pas funeralit të princit Philip.