Tensione te Kuvendi, deputeti kalon kangjelat dhe futet ilegalisht

Disa deputetë të Partisë Demokratike nuk janë lejuar që të futen në ambientet e Kryesisë së Kuvendit këtë të hënë.
Pasi punonjësit e Gardës bllokuan derën e Kryesisë, deputeti Flamur Noka zgjodhi të hipte mbi kangjella duke i kaluar e duke u futur në ambientet e Kuvendit.
Mbi kangjella hipi edhe deputeti Saimir Korreshi, por ky i fundit qëndroi vetëm disa sekonda dhe nuk vendosi t’i kalonte.
Ndërkohë jashtë derës ndodhen disa deputetë që debatojnë me punonjësit e Gardës. Mes tyre janë deputetët Ervin Salianji, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Helidon Bushati, etj.