Tensionohet derbi ende pa filluar, lojtarët e Galata-s dhe të Fenerbahces gati sa nuk rrahen mes vete

Sot zhvillohet derbi i Superligës së Turqisë mes Galatasarayt dhe Fenerbaces ku edhe do të përcaktohet fituesi i ligës këtë edicion.
Një orë para se të fillojë kjo ndeshje, lojtarët e dy skuadrave janë kapur mes vete, shkruan Indeksonline
Ishte lojtari i Fenerit, Mert Hakan Yandas që provokoi tifozët vendas.
Kur e panë këtë situatë lojtarët e Galatasarayt shkuan shpejtë te lojtari kundërshtar dhe gati sa nuk “krisi” boksi.
Kujtojmë që kjo ndeshje zhvillohet nga ora 18:00./Indeksonline/