Tensionohet situata mes Ter Stegenit dhe Barcelonës, hapet edhe çështje disiplinore

Së fundi janë krisur raportet mes Barcelonës dhe portierit gjerman, Marc-Andre Ter Stegen.
Kjo pasi që gjermani ka refuzuar që Barcelona të dërgojë raportin e tij mjekësor në La Liga, duke e bllokuar klubin nga lirimi i 80% të pagës së lojtarit sipas rregullave të lëndimeve afatgjata.
Barça tani ka hapur një çështje disiplinore, duke besuar se qëndrimi i tij është i dëmshëm si për klubin ashtu edhe për shokët e tij të ekipit.
Ter Stegen, kishte qenë gjatë tërë sezonit të kaluar i lënduar, me klubin që ktheu Szczesnyn nga pensionimi, ndërsa pas rikuperimit të tij gjermani kishte bërë një operacion, ku do ta shohë atë jashtë fushave për 4 muaj./IndeksOnline/