Tensionohet situata në “Oscar” mes Kylie dhe Timothee?
Një debat i i tensionuar ndodhi natën e mbrëmshme mes Timothee Chalamet me të dashurën e tij Kylie Jenner në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar.
Edhe pse ky veprim bëri bujë, një lexues buzësh tregoi se çka u tha saktë, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.
30-vjeçari ishte një nga të preferuarit për çmimin e aktorit më të mirë për rolin në filmin “Marty Supreme”, filmi i Josh Safdie bazuar në jetën e një lojtari të vërtetë ping-pongu në Nju Jorkun e viteve 1950.

Megjithatë, sjellja e tij çoi në një keqkuptim të opinionit publik rreth tij, me burime që i treguan ekskluzivisht Daily Mail për një fushatë ‘Stop Timmy’.
Ndërsa e mbante buzëqeshjen fort në vend, Chalamet i tha Jenner: “E urrej këtë”, dhe ajo u përgjigj: “Jemi mirë, në rregull?”, të cilës ai iu përgjigj: “Po”.

“Shpresoj kështu”, tha Jenner, me të cilën Chalamet është në lidhje prej tre vitesh dhe të cilën e falënderoi në skenë kur fitoi në “Golden Globes” dhe “Critics Choice Awards”.

‘Sonte – kam nevojë për një përqafim të madh’, tha Chalamet.
Chalamet dukej i zhgënjyer kur fituesi i çmimit për Aktorin më të Mirë të vitit 2025, Adrien Brody, lexoi emrin e Jordanit në vend të të tijit./Indeksonline/


