23:42 / E Martë, 04 Prill 2023 / MSH

Tensionohet situata pas ndeshjes Inter-Juventus, tre lojtarë ndëshkohen me karton të kuq!

Skena të çuditshme në fund të ndeshjes Inter-Juventus.Lukaku merr kartonin e dytë të verdhë pas shënimit të penalltisë për arsye të paqarta.

Festimet e tij kishin për qëllim të heshtnin tifozët e Juventusit dhe kjo nuk u tolerua.

Skena të shëmtuara kanë pasuar. Dy grupet e lojtarëve janë përfshirë në një përleshje.

Samir Handanovic, Juan Cuadrado dhe Romelu Lukaku u ndëshkuan me karton të kuq pas sjelljeve që kishin.

Kujtojmë se ndeshja mbaroi me rezultatin 1-1, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.