75 Mall Live Search
12:36 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Tensionohet situata: Rreth 2 500 punëtorë të KEK-ut në protestë, duan kthimin e Njazi Thaçit

Rreth 2. 500 punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës janë mbledhur për të protestuar për mos respektim të vendimit të Inspektoratit të Punës për kthimin në punë të Nijazi Thaçit.

Punëtorët kanë tentuar ta thyenin derën e hyrjes për t’u futur në oborrin e termocentralit “Kosova B” për të protestuar ashtu siç kanë paralajmëruar dy ditë më herët.

IndeksOnline mëson se në të gjitha njësitë janë duke protestuar rreth 2. 500 punëtorë të KEK-ut, të cilët pak ditë më parë e kanë nënshkruar peticionin ku i kërkohet bordit të ri të KEK-ut të respektohet vendimi i Inspektoratit të Punës për ta kthyer në vendin e tij, Njazi Thaçin

Punëtorët e sigurimit kanë marrë urdhër që protesta të pengohet. Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë edhe forca të shtuara të Policisë së Kosovës për të menaxhuar protestën./IndeksOnline/