Tensionohet situata te Parlamenti, protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë
Pak pas orës 11:00 edhe protesta e ditës së sotme është tensionuar, duke marrë formën edhe të protestave të mëparshme.
Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e parë të policisë të vendosur në hyrje të Parlamentit.
Në anën tjetër, policia u bën thirrje me megafon protestuesve të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos hedhin kapsolla në drejtim të policisë. Po ashtu, organizatorëve të protestës u kërkohet të merren masa ndaj protestuesve që mbulojnë fytyrën.
Ndërkohë, brenda godinës vijon normalisht seanca, me Edi Ramën që mban fjalën e tij.