75 Mall Live Search
13:56 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Tensionohet situata tek Parlamenti, policia nxjerr topat e ujit

Pas më shumë se 3 orë para kryeministrisë, situata është tensionuar përpara Parlamentit, ku protestuesit janë përplasur me policinë. Kjo e fundit ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Policia ka shtuar radhët e saj pranë Parlamentit, ndërsa policia po bën gati edhe topat e ujit.

Protestuesit po vijojnë të gjuajnë me gurë në drejtim të policisë, e cila është pozicionuar në hyrjen kryesore të Kuvendit. /Indeksonline/