Tentativa e 11-të për konstituim

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet përsëri sot duke filluar nga ora 10:00 për të njëmbëdhjetën herë radhazi.
Kjo mbledhje do të mbahet për të zgjedhur kryesinë e re të legjislativit.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mos japë sinjale të tërheqjes nga kandidimi i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit – edhe pse ajo deri tani nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme të votave.
Partitë opozitare po e kundërshtojnë emrin e Albulena Haxhiut. Mbetët të shihet nëse do të ketë ndryshim të situatës gjatë ditës së sotme./Indeksonline/