Tentativa e 22-të me radhë

Edhe sot sikurse 21-herë të tjera deputetët e kuvendit do të mblidhen për të zgjedhur shefin e tyre.
Mirëpo kandidatja për kryetare të kuvendit, Albulena Haxhiu as sot nuk pritet që t’i ketë numrat e mjaftueshëm.
Lëvizja Vetëvendosje e opozita nuk po lëkunden nga qëndrimet e tyre.
Seanca nis nga ora 11:00./Indeksonline/