75 Mall Live Search
07:46 / E Hënë, 02 Qershor 2025 / Z S

Tentativa e 25-të me rradhë

Edhe këtë të hëne deputetët e zgjedhur të Kuvendit do të mblidhen për seancën e radhës duke filluar nga ora 10:30.

Ashtu si në seancat e mëparshme edhe në seancën e kaluar të mbajtur të shtunën deputetët refuzuan ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kandidatën për kryetarë të Kuvendit.

Deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.

Kujtojmë se tashmë janë bërë mbi tre muaj kur Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe nuk ka kryetar kuvendi./Indeksonline/