75 Mall Live Search
23:57 / E Martë, 03 Qershor 2025 / Burim

Tentativa e 26-të, deputetët mblidhen nesër për ta konstituar Kuvendin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish nesër në përpjekjen e 26-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.

Deputetët pritet të mblidhen nga ora 11:00 për vazhdimin e 26-të me radhë të seancës, në përpjekje për konstituimin e Kuvendit.

Të hënën, për herë të 25-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit.

Kryesuesi Avni Dehari edhe të hënën ftoi subjektet politike parlamentare të cilat nuk kanë propozuar deputetë për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë, që ta bëjnë këtë, por të njëjtat nuk paraqitën propozime.

Ai hodhi në votim përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës. Nga 104 deputetë të pranishëm në sallë, 51 votuan për, një ishte kundër, ndërsa abstenime nuk pati.

Kjo bëri që të shtuhet seanca për 48 orë.