75 Mall Live Search
11:01 / E Premte, 25 Korrik 2025 / H F

Tentativa e 52-të për konstituim, ambasadorët arrijnë në Kuvend

Disa ambasadorë të huaj tashmë kanë arritur në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të mbahet përpjekja e 52-të dhe e fundit për konstituimin e tij, para skadimit të afatit kushtetues më 26 korrik.

Në Kuvend tashmë ka arritur, e ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ai francez, Olivier Guerot, ambasadori gjerman Jorn Rohde, e të tjerë,

Seanca konstituive pritet të nis në ora 11:00, në një klimë të tensionuar politike.