Tentativa e gjashtë, vazhdon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës janë mbledhur sërish sot për të gjashtën herë me radhë, për të vazhduar punimet e seancës konstituive të legjislaturës së nëntë, ku në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.
Edhe pse në dy seancat e kaluara ka dështuar zgjedhja e kandidates së Vetëvendosjes Albulena Haxhiu për kryetare të kuvendit, VV-ja ka bërë të ditur se Haxhiu vazhdon të jetë dhe më tej kandidate e kësaj partie për kryeparlamentare.
Ndyshe partitë opozitare vazhdojnë të mbajnë qëndrime të njëjta sa i përket kandidatës së VV-së për kryeparlamentare. Ata janë deklaruar se nuk do ta votojnë Haxhiun për kryeparlamentare./Indeksonline/