09:20 / E Martë, 25 Gusht 2020 / indeksADMonline

Tentativa e hajnave për ta grabitur bankën me eksploziv në Prishtinë, policia jep detaje

 Në orët e para të mëngjesit të sotëm, disa persona kanë tentuar ta grabisnin një bankë në afërsi të një qendre tregtare, në Prishtinë.

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 05:30, është aktivizuar një alarm i një banke në një qendër tregtare në lagjen “Veterniku” të Prishtinës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë nisur ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore”, ka thënë për Indeksonline, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës.

Ajo, ka thënë se mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë.

“Dyshohet se një rast vjedhjeje ka mbetur në tentativë, e ajo është tentuar të realizohet, duke dëmtuar një bankomat të një banke, me një mjet shpërthyes. Derisa ekzaminimi po vazhdon në vendngjarje, hetuesit policorë janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”./Indeksonline