75 Mall Live Search
08:50 / E Mërkurë, 23 Prill 2025 / H F

Tentativa e pestë për konstituim, Avni Dehari fton në një takim përfaqësuesit e subjekteve politike

 Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot në orën 10:00, për të pestën herë në përpjekje për të zgjedhur kryekuvendarin.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka ftuar të gjitha subjektet parlamentare në takim në ora 09:30.

Kuvendi ka mbetur pa zgjedhur të parin e kuvendit, pasi LVV-ja propozoi Albulena Haxhiun për kryetare të kuvendit, por e njëjta nuk mori mjaftueshëm votat e duhura për këtë post.