75 Mall Live Search
10:14 / E Mërkurë, 23 Prill 2025 / H F

Tentativa e pestë për zgjedhjen e kryeparlamentarit: Deputetët e PDK-së dhe LDK-së fillojnë të hyjnë në sallë

Pritet që brenda pak minutash të rifillojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte ndërprerë të hënën.

Në sallë tashmë kanë filluar të hyjnë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe disa nga ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), shkruan IndeksOnline.

Para seancës, kryesuesi Avni Dehari ka ftuar përfaqësuesit e partive politike në një takim konsultativ.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se kandidatja e saj për postin e kryeparlamentares mbetet Albulena Haxhiu.