Tentativa e tetë, vazhdon seanca për konstituimin e kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, janë mbledhur sërish sot për të tetën herë me radhë, për të vazhduar punimet e seancës konstituive të legjislaturës së nëntë, ku në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.
Edhe pse në seancat e kaluara ka dështuar zgjedhja e kandidates së Vetëvendosjes Albulena Haxhiu për kryetare të kuvendit, VV-ja ka bërë të ditur se Haxhiu vazhdon të jetë dhe më tej kandidate e kësaj partie për kryeparlamentare.
Ndyshe partitë opozitare vazhdojnë të mbajnë qëndrime të njëjta sa i përket kandidatës së VV-së për kryeparlamentare. Ata janë deklaruar se nuk do ta votojnë Haxhiun për kryeparlamentare. /Indeksonline/