75 Mall Live Search
07:30 / E Enjte, 15 Maj 2025 / MSH

Tentativa nr.16!

Për të 16-tën herë nga 15 prilli, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen për të konstituuar legjislaturën e re.

Seanca e sotme do të mbahet me fillim nga ora 10:30, raporton IndeksOnline.

Në seancën e kaluar, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, rëndom si herat e tjera, kërkoi formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.

Por, propozimi për formimin e komisionit nuk i mori votat e nevojshme, andaj edhe dështoi seanca.

Kujtojmë se partia me më së shumti vota nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, vazhdon të insistojë që kryetare e kuvendit të zgjidhet Albulena Haxhiu, emër ky i padëshiruar nga partitë opozitare./IndeksOnline/