Tentativa për heqjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, Fevziu: Është e papranueshme dhe kthim prapa me dekada

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, do të marrë në shqyrtim një iniciativë, e cila tenton të kthejë në zero Ligjin i cili lejon përdorimin e gjuhës shqipe, në institucionet qëndrore të Maqedonisë së Veriut.
Lidhur me këtë ka reaguar Blendi Fevziu, i cili ka thënë se kjo është e papranueshme dhe kthim prapa me dekada.
“Shqiptarët janë element tejet i rëndësishëm shtet- formues në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët i kanë fituar të drejtat e tyre, jo përmes bisedimeve, por me luftë, me armë. Sepse kanë qenë një komb të cilët nuk kanë qenë të përfshirë në Kushtetuten e Maqedoinisë së Veriut, si element shtetformues. Sot gjuha shqipe, është një e drejtë normale e qytetarëve shqiptar, që janë një pjesë e konsiderueshme në Maqedoninë e Veriut, është arritur përmes zbatimit së marrëveshjes së Ohrit dhe një procesi pozitiv të integrimit të funksionimit të një shteti të maqedonasve dhe shqiptarëve. Tentativa për të hequr gjuhën shqipe, s’është as më shumë dhe as më pak, por një ecje prapa me dekada. Është një ecje prapa përtej kohës së marrëveshjes së Ohrit. Është diçka e papranueshme. Shqiptarët janë element shtetformues së Maqedonisë. Maqedonia s’ka për të qenë kurrë shtet i maqedonësve dhe është një horrllëk politik të tentosh të heqesh gjuhën shqipe nga perdorimi”, ka thënë Fevziu. .