“Tentativë atentati” ndaj Kurtit, numri një i AKI-së ftohet për raportim në komision

Të shtunën u raportua se pati një tentim atentati ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Në lidhje me këtë i pari i AKI-së, Petrit Ajeti do të raportojë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Kështu ka bërë të ditur kryetarja e këtij komsioni, Ganimete Musliu.
“Komision kërkoi takim me drejtorin e AKI-së për sot një javë për të na njoftuar rreth tentim-atentatit ndaj kryeministrit Albin kurtit”, deklaroi Musliu.
Takimi me të sipas Musliut pritet të mbahet javën e ardhshme, ndërsa tha se për detaje do të njoftohen në ditën e mbajtjes së këtij takimi./Indeksonline./