Tentativë grabitjeje në Gjilan, nuk arrijnë të merrnin asgjë

Të mërkurën rreth orës 08:05 në Gjilan është raportuar se dy persona kanë tentuar të kryenin një grabitje në një lokal.
Sipas njoftimit të policisë, nuk kanë arritur të merrnin asgjë dhe janë larguar nga lokacioni.
Ndërsa më tej është njoftuar se nuk raportohet për të lënduar.
“Gjilan 08.01.2025 – 08:05. Eshtë raportuar se në një lokal dy persona kanë tentuar të kryenin grabitje, por nuk kanë arritur të merrnin asgjë dhe janë larguar nga lokacioni. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë./Indeksonline/