75 Mall Live Search
09:29 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2025 / k.v

Tentativë grabitjeje në Prishtinë, policia arreston të dyshuarin

Një tentativë grabitjeje ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Sipas informacioneve zyrtare, një person i armatosur ka tentuar të grabisë një pikë të “transferimit të parave”. 

Falë reagimit të shpejtë të njësive policore, i dyshuari, një shtetas i Maqedonisë, është arrestuar në vendngjarje.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë, transmeton IndeksOnline. 

Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet po punojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit./IndeksOnline/