75 Mall Live Search
08:07 / E Premte, 23 Maj 2025 / k.v

Tentativë për herë të 20-të për konstituim kuvendi

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot seancën e 20-të me radhë në përpjekje për t’u konstituuar, tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura, më 9 shkurt.

Pavarësisht thirrjeve për zhbllokim institucional, partitë politike ende nuk kanë arritur konsensus për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Për disa seanca me radhë nuk ka arritur të kalojë propozimi për formimin e komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.

Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar të propozojë Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares, por pa mbështetjen e mjaftueshme nga partitë e tjera.