75 Mall Live Search
09:01 / E Enjte, 10 Prill 2025 / k.v

Tentativë vrasjeje në Fushë- Kosovë – një person goditet me thikë pas një mosmarrëveshjeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Fushë-Kosovë, ku një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi me thikë, transmeton IndeksOnline.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari – ka sulmuar me thikë viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga policia.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për “Vrasje në tentativë” dhe është dërguar në mbajtje.

Hetimet rreth këtij rasti po vazhdojnë./IndeksOnline/