75 Mall Live Search
10:26 / E Hënë, 09 Dhjetor 2024 / k.v

Tentativë vrasjeje në Gjakovë: Një person rrihet brutalisht dhe qëllohet me armë, policia jep detaje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjakovës, ku një shtetas i Republikës së Shqipërisë është bërë viktimë e një sulmi të dhunshëm, transmeton IndeksOnline.

Ai kishte ndaluar automjetin e tij për të ndihmuar dy persona që kërkuan ndihmë, por u sulmua brutalisht me shufra metalike dhe më pas u qëllua me armë zjarri. 

Fatmirësisht, mjekët raportojnë se viktima është jashtë rrezikut për jetën. Tentativa e vrasjes sipas policisë ka ndodhur të dielën rreth orës 12:00. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve ndërsa ky akt ka shkaktuar shqetësim në qytet.

Hetimet po vazhdojnë, ndërsa policia bënë thirrje për bashkëpunim nga kushdo që mund të ketë informacione rreth ngjarjes./IndeksOnline/