Tentim grabitja dhe plagosja në Badovc, gjendet e djegur…

Indeksonline dje ka raportuar për tenttativë grabitjen dhe plagosjen e dy personave te liqeni i Badovcit, shkruan Indeksonline.
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka dhënë detaje shtesë.
Kamioneta të cilën e kanë përdorur të dyshuarit është gjetur e djegur në fshatin Parallovë të Gjilanit.
“Fsh. Mramor, Prishtinë 08.03.2021-16:41. Është raportuar se në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë (fshati Mramor) disa persona të maskuar, të armatosur me armë të gjata me një kamionetë me targa vendore, kishin ndaluar automjetin e kompanisë me të cilin kryhej transporti i parave, në të cilin ndodheshin katër meshkuj kosovarë.
Të dyshuarit kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave ku si pasojë janë plagosur dy prej viktimave. Viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Kamioneta të cilin e kishin përdorur të dyshuarit është gjetur e djegur në fsh. Parallovë të Gjilanit. Në vendin e ngjarjes përveç njësiteve policore ka dalë edhe prokurori i shtetit. Por nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon të hetohet”.
Indeksonline ka siguruar edhe video ekskluzive teksa ndodh rasti.