75 Mall Live Search
09:23 / E Enjte, 27 Nëntor 2025 / S Z

Tentim-grabitje në Prishtinë, me thikë kërcënon punëtoren, arrestohet i dyshuari

Një tentim- grabitje është raportuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur  rreth orës 01:30, kur një femër kosovare ka njoftuar policinë se gjatë kohës sa ishte në vendin e punës, një person i dyshuar mashkull ka hyrë në lokal dhe nën kërcënimin e thikës, ka tentuar ta grabisë duke kërkuar para.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, i dyshuari është identifikuar dhe më pas arrestuar nga njësitë policore.

“Rr. Zagrebi, Prishtinë 26.11.2025 – 01:30. Viktima femër kosovare, ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës, i dyshuari mashkull kosovar, ka hyrë në lokal dhe nën kërcënimin e mjetit të mprehtë thikë, ka tentuar të kryej grabitje duke kërkuar para. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga kamerat e sigurisë është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/