Tentim sulmi në parakalimin e Papa Françeskut në Maroko
Pamje dramatike janë shfaqur nga televizioni publik të Marokos ku një person tentoi të sulmoj Papa Françeskun gjatë parakalimit me mbretin Mohamed në Marako.

Mbreti Mohammed i Marokos, ishte duke qëndruar në pjesën e sipërme të makinës, ndërsa Papa Françesku ishte me makinën e tij. Ata po parakalonin paralel me njëri-tjetrin.

Siç shihet në këtë video, personi kalon rrethin e parë të sigurimit, ndërsa u ndalua nga turprojat personale të mbretit dhe papës.
