13:21 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Tentim vjedhje me armë në Klinë, arrestohen dy persona

Me datën 7.5.2019, rreth orës 23:00, Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Klinë është njoftuar se disa persona të dyshuar janë duke shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave të cilët ishin në vendin e punës në fshatin Dollc të Klinës.

 Menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar me viktimat të cilët kanë njoftuar lidhur me rastin dhe sipas tyre personat e dyshuar kanë tentuar të kryejnë vjedhje në një kompani.

Gjatë të shtënave nga ana e të dyshuarve nuk ka pasur persona të lënduar.

Hetuesit e Stacionit Policor në Klinë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarit:

G. G.                      lindur me 1985                  m/k/sh

R. I.                        lindur me 1987                  m/k/sh

Të gjitha veprimet policore janë koordinuar me prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalohen për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore, për veprën ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.