Tentim vjedhje në Gllogoc, pronari shtie me armë ndaj hajnave

Policia e Kosovës, ka njoftuar për të shtëna me armë në Gllogoc.
Sipas raportit i njëjti kishte shtënë pasi kishte vërejt persona të panjohur duke tentuar që të hynë në shtëpinë e tij.
“Shtrubullovë, Gllogoc 21.06.20205-21:45. Raportohet se i dyshuari m/k kishte shtënë me armë zjarrit në ajër pasi që, i njëjti ka deklaruar se kishte vërejt persona të panjohur duke tentuar që të hynë në shtëpinë e tij. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie, dy fishek dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.