75 Mall Live Search
17:46 / E Hënë, 15 Nëntor 2021 / MSH

Tentim vjedhje në një argjendari në Prizren, plagoset pronari

Një tentim vjedhjeje ka ndodhur në një argjendari të Prizrenit, raporton Indeksonline.

Nga ky tentim vjedhje është plagosur pronari i argjendarisë.

Lajmin për këtë incident e ka konfirmuar edhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren.

Sipas policisë, tre persona të armatosur kanë sulmuar pronarin e atgjendarisë dhe pastaj janë larguar në drejtim të panjohur.

I lënduari është jashtë rrezikut për jetë.

“Sipas informatave që i kemi kanë qenë tre persona të dyshuar, të pajisur me armë, dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Policia është në vendin e ngjarjes dhe i lënduari është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë për Indeksonline Shaban Osmanollaj, zëdhenës i Policisë në rajonin e Prizrenit.

Rasti është duke u hetuar.