22:03 / E Diele, 06 Shkurt 2022 / AR

Tentim vjedhje në Podujevë, pronari i shtëpisë has në hajnin, krejt çka ndodhi

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një tentim vjedhje në fshatin Letonc të Komunës së Podujevës.

Kështu bëjnë me dije burimet e Indeksonline, teksa thonë se rasti ka ndodhur rreth orës 20:00.

Sipas burimeve, pronari i asaj shtëpie me të hyrë në oborr e ka parë derën e thyer.

Më pas ai ka hasur në hajnin i cili edhe i ka hedhur sprej.

Përveç kësaj, hajni e ka goditur edhe me thikë, meqë rast i ka shkaktuar lëndime trupore, për të cilat ka marrë trajtim mjekësor./Indeksonline/