13:58 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Tentim vrasje në Gjilan

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët për shkaqe ende të panjohura, njëri prej tyre kishte gjuajtur një herë në tokë me armë zjarri brenda në oborrin e shtëpisë së viktimës mashkull K/Shqiptar.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë e fishekut, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë dhe një sëpatë, të cilën njëri prej të dyshuarve e kishte përdorur në rast.

Pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/