Tentim vrasje në Graçanicë, dy persona e gjuajnë me armë nga vetura një tjetër

Një person derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij në Graçanicë, ka raportuar se nga një veturë tjetër në lëvizje, në të cilën ndodheshin dy të dyshuar, është shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Policia ka njoftuar se si pasojë e të shtënave janë shkaktuar dëme materiale në veturën e viktimës, shkruan IndeksOnline.
Në vendin e ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhë e pa shkrepur.
Nuk raportohet për të lënduar përderisa rasti është duke u hetuar./IndeksOnline/