Tentim-vrasje në kryeqytet, policia arreston katër të dyshuar

Janë arrestuar katër të dyshuar në Prishtinë pasi të njëjtit dyshohet se janë e kanë rrahur një mashkull të enjten rreth orës 02 e 40 minuta.
Viktima është goditur me thikë dhe ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, shkruan IndeksOnline.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Hetimet në lidhje me rastin e hapur vrasje në tentativë po merren njësitet përkatëse të policisë./IndeksOnline/