75 Mall Live Search
08:49 / E Diele, 28 Janar 2024 / Gj. Sh

Tentim vrasje në Podujevë

Të shtunën ka ndodhur një tentim vrasje në fshatin Surkish të Podujevës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00.

”Viktima mashkull kosovar dyshohet se në rrethana ende të pa njohura ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK, ku është duke u trajtuar. Një veturë është sekuestruar që dyshohet që është e përfshirë në rast. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.”, thuhet në raportin e Policisë.

Ngjarja është cilësuar si vrasje në tentativë./IndeksOnline/