Tentativë vrasjeje në Podujevë/ Dy persona e godasin me thikë viktimën- intervenon shpejt policia

Janë arrestuar dy të dyshuar në Podujevë pasi të njëjtit kanë therur me thikë një person të dielën rreth orës 13:00, transmeton IndeksOnline
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë dhe më pas është dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë dhe një veturë të personave të dyshuar.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje ndërsa hetimet po zhvillohen intensivisht nga policia./IndeksOnline/