Tentim vrasje në Prishtinë

Policia e Kosovës po heton një rast të tentim vrasjes në Prishtinë, rast ky që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Një person ka raportuar në polici se derisa ishte në veturë, persona të panjohur me veturën e tyre në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, ku dy plumba i kanë qëlluar automjetin.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, veçse dëme materiale.
“Prishtinë / 14.08.2024-02:30-03:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me automjetin e tij, person-a të panjohur me veturën e tyre në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, ku dy plumba i kanë qëlluar automjetin. Përveç dëmeve të shkaktuara, nuk ka të lënduar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja. Rasti në procedurë hetimore”, njofton PK.