Tentativë vrasjeje në Prishtinë
Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka bërë të ditur se pas një mosmarrëveshje viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë nga një i dyshuar i panjohur, i cili me pas është larguar në drejtim të panjohur.
Lidhur me rastin viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, po ashtu është njoftuar prokurori.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00./Indeksonline/

