14:26 / E Hënë, 01 Janar 2018 / k.v

Tentim vrasje në Prishtinë, viktima përfundon në QKUK ndërsa  i dyshuari në arrati

Një person është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës  për trajtim mjekësor pasi që i njëjti është qëlluar me armë zjarri nga një person.

Tentim vrasja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë të shtunën në ora 23 e 10 minuta, transmeton Indeksonline.

Policia e Kosovës sot njofton se i dyshuari i këtij rasti ende ndodhet në arrati  ndërsa viktima gjendet nën përkujdesje të policisë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë./Indeksonline/