Tentim vrasje në Vushtrri, policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje

Dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture dhe më pas janë larguar.
Nuk raportohet për të lënduar.
Njoftimi:
VRASJE NË TENTATIVË
Nadakovc, Vushtrri 13.09.2025-23:00. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovar pas një mosmarrëveshje të mëhershme, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës mashkull kosovar dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.