15:48 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Tentim vrasjeje në Prishtinë

Rreth orës 10:30, në rrugën “Ahmet Korenica”, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri dhe viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor

Lajmin për tentim-vrasjen e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Viktima I.V. është plagosur në këmbë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK menjëherë pas rastit”, ka thënë Ahmeti per Express.

Ajo ka konfirmuar se personi i dyshuar për tentim-vrasjen, me inicialet B.Sh., është arrestuar nga Policia dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. B.Sh është 33 vjeç.

Shkaqet e kësaj plagosjeje ende nuk janë bërë të qarta.