75 Mall Live Search
21:28 / E Shtunë, 03 Prill 2021 / k.v

Tentimi i dytë/ Deputetët po votojnë për zgjedhjen e presidentit

Për herën e dytë, deputetët e Kuvendit të Kosovës po votojnë për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Herën e parë nuk pati kuorum ku votuan 78 deputetë ndërsa menjëherë nisen procedurat për votimin e dytë.

Edhe në këtë tentativë, sërish nuk kanë votuar treshja e LDK-së, Hoti, Veliu e Selmanaj.

Pra mundësia për të dështuar sërish votimi i presidentit në raundin e parë janë të mëdha./IndeksOnline/