08:49 / E Premte, 20 Tetor 2017 / indeksADMonline

Tentimi i dytë i presidentit Thaçi për t’i dekretuar gjyqtarët e prokurorët serbë

Pas dështimit të parë, Presidenca e Kosovës ka njoftuar se dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet jo shumicë,  do të bëhet të martën e javës së ardhshme, më 24 tetor 2017.

“Dekretimi i tyre është edhe një nga masat afirmative, të cilat institucionet e Republikës së Kosovës i ndërmarrin për të arritur  një barazi të plotë dhe efektive të pjesëtarëve të komuniteteve në të gjitha fushat e jetës, ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore”, thuhet në njoftim.

Me aktin e betimit, bëhet edhe zbatimi i plotë të Marrëveshjes për Drejtësi të arritur në Bruksel, më datën 10 shkurt 2015.

Presidenti Thaçi ka akuzuar Serbinë dhe ka kritikuar BE-në që ky proces nuk u përmbyll gjatë kësaj jave./AktivPress