19:20 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / k.v

Tentimvrasja në Gjilan, policia në kërkim të të dyshuarit të katërt

Të dielën mbrëma Indeksonline ka raportuar për të shtëna me armë në qytetin e Gjilanit, që nga Policia e Kosovës është cilësuar si rast i vrasjes së rëndë në tentativë.

Pikërisht në qendër të qytetit, në lagjen e njohur si ‘Dardania’ një person ka shtënë me armë , kështu duke lënë të plagosur një person tjetër.

E në raportin 24 orësh të policisë të hënën në mëngjes është bërë e ditur se për këtë rast janë arrestuar tre persona, e që personi i katërt i njohur për Policinë është në arrati.

Sipas burimeve të Indeksonline, i lënduar nga ky rast ka mbetur personi me inicialet B.T, emër i njohur për redaksinë.

Gjithashtu gjithnjë sipas këtyre burimeve i dyshuari kryesor lidhur me këtë plagosje është personi me inicialet L.U, i njohur për disa raste të ngjashme si rrahje dhe të shtëna me armë në qytetin e Gjilanit.

Duhet përkujtuar që një natë para vrasjes së rëndë në tentativë në një nga lokalet në afërsi të këtij vendi ishte një përleshje fizike në mes disa personave./Indeksonline/