09:25 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Tentativa e vrasjes, në Pejë, i caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit

Gjykata Themelore e Pejës, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit pas zgjerimit të hetimeve ndaj të pandehurve L.K dhe A.U, për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri L.K më 10.09.2019, rreth orës 12:50, në Pejë, me dashje ka ndihmuar të afërmin e tij, përkatësisht të pandehurin V.K në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë e në dëm të viktimës A.U.

Ndërsa i pandehuri A.U, pa autorizim ka mbajtur në pronësi dhe kontroll një armë zjarri, ku ditën kritike pasi ka ndodhur rasti i përshkruar më lartë i pandehuri e ka dorëzuar armën në polici.

Të të pandehurit L.K i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.