Tentimvrasje në Strellc të Deçanit, arrestohet një person
Është arrestuar një person në fshatin Strellci Ulët në Deçan pasi që i njëjti është përleshur fizikisht me viktimën, mashkull kosovar/shqiptar, transmeton Indeksonline.
Gjatë përleshjes, personat kane përdorur thikë dhe shufër metalike me ç ‘rast kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është hapur “Vrasje në Tentativë”./Indeksonline